Lajme
 Materaci rinovon me Interin

Milano - Mbrojtësi italian i Interit, Marko Materaci, 36 vjeçar, ka nënshkruar një kontratë me klubin zikaltër që e lidh mbrojtësin me klubin deri në vitin 2012. Megjithëse mbi mbrojtësin italian kishte oferta të shumta brenda Italisë si Fiorentina e Lacio, dhe jashtë saj si Totenhem e Mançester Siti, Materaci vendosi të mbyllë karrierën me klubin zikaltër.

Edhe pse nuk konsiderohet lojtar titullar, Materaci mund të konsiderohet një rezervë luksi për ekipin e drejtuar nga Mourinjo.

Aston Vila ofertë Ouenit

Londër - Aston Vila dëshiron djaloshin e artë 29 vjeçar Majkëll Ouen. Sipas britanikes "Birmingham Mail", trajneri i Aston Vilës, Martin O'Nill dëshiron të formojë dyshen sulmuese të Liverpulit, Ouen-Heski. Ouen është liruar nga kontrata që e mbante me Njukasëllin pas rënies së kësaj të fundit nga kategoria. Aston Vila i ofron një kontratë dyvjeçare me një vlerë prej 3,5 milionë eurosh në sezon.

Para disa ditësh, gazetat britanike patën folur edhe për një interesim të Romës për sulmuesin anglez.

 Riberi injoron Florentino Perez

Mynih - "Florentino Perez? Kush është?" Kështu i përgjigjet buzagaz francezi Frank Riberi përgjigjes në lidhje me të ardhmen, duke bërë gjoja sikur nuk e njeh presidentin e ri madrilen, mbretin e merkatove verore, Florentino Perezin.

Mesfushori bavarez për “TF1” deklaron: "Sinqerisht nuk kam asnjë ide se ku do luaj vitin e ardhshëm, të shohim si do ecin tratativat. Kam një kontratë deri në 2011 tek Bajerni dhe ndihem mirë në Gjermani.”

Deklaratat e Riberisë erdhën pasi në shtyp Perez pati deklaruar se mendonte të merrte asin francez në ekipin e tij.

Ndërkohë krenaria e futbollit gjerman, president i Bajernit të Mynihut shprehu dëshirën që Riberi të qëndronte te Bajerni, pasi e konsideron francezin si një ndër lojtarët më të mirë në botë krahas Mesit dhe Ronaldos. “Dy janë opsionet e tij: ose ë rinovojë kontratën, ose ta shesim. Është e pamundur të mbash një lojtar pa vullnetin e tij”, deklaroi Kaizeri për “Bild”.

 Nistelroj drejt Totenhemit

Madrid - Në Realin e Madridit të ri të Florentino Perezit, me shuma gjasa nuk do të ketë shumë hapësira për sulmuesin holandez Rud Van Nistelroj. Në fakt, për Nistelroj mund të ketë një rikthim në Premier Ligë ku Totenhemi mendon seriozisht për të. Sipas gazetës angleze “The People”, trajneri i “Spursa-ve” Harri Redknap, ka nisur tratativat, por pa shuma marramendëse.

Teniku i Totenhemit mendon të mos ofrojë më shumë se 1.7 milionë euro për kartonin e holandezit, tashmë 33-vjeçar.


Lorik Cana më pranë skuadrës së Hamburgut

Tiranë - Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipër-Portugali ishte një vitrinë e mrekullueshme për menaxherët e klubeve evropiane, të cilët ndoqën nga afër disa nga futbollistët e përfaqësues sonë. Lojtari më i vëzhguar në këtë përballje padyshim ishte Lorik Cana.

Tre përfaqësues kishin ardhur ekskluzivisht për të ndjekur gjakovarin e Olimpikut të Marsejës. Ata përfaqësonin Verder Bremenin, Hamburgun dhe Totenhemin. Megjithëse luajti në qendër të mbrojtjes për shkak të mungesës së Dallkut, Cana bëri një paraqitje të jashtëzakonshme.

Gjatë gjithë 90 minutëshit Lorik Cana humbi vetëm një duel me futbollistin më të mirë të planetit, Kristiano Ronaldon. Në përfundim të ndeshjes lojtari u takua me tre menaxherët, të cilët e përgëzuan futbollistin e përfaqësueses për paraqitjen e bërë.

Për kapitenin e Marsejës interesohen edhe klubet e Liverpulit dhe Arsenalit në Angli. Ndërkohë, pista e Evertonit ka rënë përfundimisht, pasi futbollisti nuk kërkon të luajë në këtë skuadër.

Burime pranë babait të Lorikut, i cili është edhe menaxheri i tij, thonë se mesfushori shkatërrues do të kalojë tek Hamburgu. Sipas këtyre burimeve, ky kalim është thuajse i sigurte. 
  

Duel Barcelona-Milan për Vidiç


Mançester - Pas ofertave të Interit dhe Milanit për mbrojtësin serb të Mançesterit Nemanja Vidiç, në skenë del edhe kampionia e Evropës, Barcelona. Sipas të përditshmes angleze “Daily Star”, Barcelona i ka dërguar një ofertë prej 22 milionë euro për Vidiç, i cili nga ana e tij dëshiron të largohet nga Anglia për shkaqe klimaterike.

Në fakt edhe Milani është shumë i interesuar për mbrojtësin, duke parë edhe tërheqjen e legjendarit Maldini nga futbolli, dhe dyshimet mbi formën e Alesandro Nestës një vit pa luajtur futboll nuk japin siguri.
Komentoni !
 

Sontazh
 
Kush do ta fitoj Premier Leaguen 2009-2010?
Manutd
Liverpool
Chelsea
Arsenal
  
pollcode.com free polls
Kush do ta Fitoj Serie A 2009-2010?
Inter
Ac.Milan
Juventus
As.Roma
  
pollcode.com free polls
Foto e Dites
 

Mesfushori i Milanit, Leite Kaka

Mesfushori i Milanit Leite Kaka
 
Today, there have been 13 visitors (13 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free